Lëvizja Socialiste për Integrim këtë të premte feston 15-vjetorin e themelimit. Drejtuesja e kësaj partie, ka ftuar të gjithë miqtë që të jenë të pranishëm në festën, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 18:00.
Ftesa janë shpërndarë jo vetëm për themeluesit, por edhe për kontribuuesit ndër vite, miqtë, aleatët, apo edhe njerëzit e medies, por ajo që bie në sy është se Monika Kryemadhi nuk ka harruar “kundërshtarët” politike. Ndërkohë, Kljada Gjosha, një nga anëtaret e kësaj partie ka bërë një postim në Facebook me rastin e 15 vjetorit të themelimit të LSI-së.
Postimi i Klajda Gjoshit:
15 Vjet LSI! 15 vite sakrificë dhe shpresë!
LSI lindi si parti e kauzave dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Emri i saj e mishëron këtë prioritet më mirë se çdo gjë tjetër.
Në një kohë kur partitë e mëdha zotëronin plotësisht monopolin e arenës politike, shpirti rinor, energjik dhe atdhetar i përfaqësuesve politik të LSI, ka thyer çdo mit, çdo tabu, çdo mentalitet, për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë!
Sot LSI mban flamurin e rinisë, të familjes, të vlerave dhe kauzave të mëdha dhe do të vazhdoj këtë mision me pasionin më të madh për të ndërtuar Shqipërinë europiane, Shqipërinë që duan dhe ëndërrojnë qytetarët e saj!
Gëzuar 15 Vjetorin LSI!
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...