Sot në Kuvend do të diskutohen 7 nga 27 projektligjet e paketës që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese.
Ndër pr/ligjet, për nga rëndësia, veçohen ndërhyrjet në kodet e procedurave, sidomos ato në kodin e procedurës penale dhe civile, por dhe ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative”, ai “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, etj.
Miratimi i këtyre akteve kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash, ndaj dhe pritet një pjesëmarrje sa më e plotë e deputetëve të maxhorancës në seancë, ndërkohë që opozita vijon të bojkotojë punimet e parlamentit.
Protesta e Partisë Demokratike ka hyrë sot në ditën e 41-të dhe zyrtarë të saj nuk japin shenja tërheqje nga kërkesa e tyre për një qeveri teknike që do të garantoje zgjedhje të lira e të ndershme
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...