Katër persona janë mbytur në lumenjtë të ndryshëm në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Fillimisht dy persona janë mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat janë Dh.A. 39 – vjeç, dhe 14 -vjeçari me inicialet F.P të cilët janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime.
Ndërkohë në lumin Vjosë sot është mbytur një 30-vjeçar. Viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lumë për t’u larë por nuk ka mundur të dalë i gjallë.
Së fundmi viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Viktima është një 18-vjeçar me inicialet E.Z. Ai ka qenë së bashku me tre shokët e tij në lum ku më pas edhe është mbytur. Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike pranë fshatit Selane shkrun top-channel.tv.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të frekuentojnë për tu larë lumenjtë, por rrjedha e shpejtë e tyre në vetëm 24-orët e fundit u ka marrë jetën 4 personave.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...