I jepet lamtumira e fundit ish-ministrit të Energjetikës Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë pasditen e së enjtes si pasojë e një sëmundje të rëndë në gjak.
Ndaj tij do të mbahen homazhe te Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës.
Një orë më vonë, më 13.00, do të bëhet edhe ceremonia e varrimit.
Prifti vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë e gjakut. Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj gjendja mbetet kritike.
Pasditen e së mërkurës ai është kthyer në Shqipëri, për shkak të përkeqësimit të situatës.
Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...