Është shtyrë për në orën 14:00 seanca gjyqësore për ish-deputetin demokrat, Bardh Spahia, në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Shkak për shtyerjen e seancës është bërë mungesa e ish-deputetit Spahia.
Nga ana e saj, gjykata ka vendosur të kontaktojë Komisariatin e Policisë në Tiranë për të pyetur nëse po shoqërohet apo jo Spahia, pasi avokatët mbrojtës kanë deklaruar se ish-deputeti ka informacion për seancën e sotme, por nuk është prezent.
Avokatët mbrojtës kanë prokurë nga familjarët e Bardh Spahisë, madje edhe vetë ish-deputeti ka deklaruar që të mbrohet nga avokatët e tij, Ivi Kaso e Ledi Nurja, edhe nëse mungon në seancë.
Bardha Spahia u la pak javë më parë në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për përplasjet mes mbështetësve të opozitës dhe policisë në shkollen “Shejnaze Juka” në Shkodër, e cila ishte percaktuar si KZAZ në zgjedhjet e 30 Qershorit./TCH
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...