Sot në orën 21:00 luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Kjo është finalja e parë e një kompeticioni të tillë europian, si dhe për herë të parë zhvillohet në Shqipëri një finale e përmasave të tilla europiane.
Finalja do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë në praninë e 20 mijë tifozëve. Në stolat e stadiumit do të ulen yje të mëdha të futbollit botëror, por dhe veteranë të Kombëtares Shqiptare, Presidentë federatash, Presidenti i FIFA-s dhe të tjerë personalitete të futbollit botëror.
Ndërkohë, mijëra tifozë si të Romës por edhe holandezë të Feyenoord kanë mbërritur në Tiranë për finalen e Conference League.
Për ata tifozë që nuk kanë bileta, janë ngritur fun zone dhe pika të caktuara. Grumbullimi dhe nisja drejt stadiumit për tifozët holandezë është caktuara zona e pedonales. Ndërsa tifozët italianë do të grumbullohen tek amfiteatri te liqeni.
Të dyja tifozëritë, në mënyrë që të mos kenë kontakte mes tyre dhe për të shmangur trazirat, do të eskortohen gjatë gjithë kohës me polici.
2800 efektivë të policisë shqiptare janë të angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë për këtë kompeticion të rëndësishëm evropian. Policia ka informacione se nga çdo skuadër do të jenë 400-500 tifozë agresivë.
Ndërkohë, sot të gjitha rrugët në Tiranë do të jenë të bllokuara dhe do të shërbejnë vetëm si pedonale, me përjashtim të Unazës së Madhe të qytetit ku mund të kalohet me automjet. Qendra e Tiranës do të jetë tërësisht “zonë e kuqe”, pra pedonale, ndërsa rrugët e tjera do të shërbejnë për të lëvizur vetëm ekipet e emergjencës, mediat si dhe skuadrat e Romës dhe Feyenoord. /tvklan
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...