Protestuesit e arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit pritet të dalin sot para gjykatës. Gjatë ditës së hënë grupi i prokurorëve që po hetojnë ngjarjen kanë mbërritur në Tiranës ku kane marre në pyetje të ndaluarit. Policia ka referuar ne prokurori edhe procedimin për aktivistët e shoqërisë civile qe protestuan para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
23 protestuesit e arrestuar një 2 ditë më parë pas protestës për taksën e Rrugës së Kombit, do të dalin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjatë ditës së hënë grupi i hetimit dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit, që po merren me zbardhjen e ngjarjes kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje protestuesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe komisariate.
Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik. Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhër-arrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre./Syri.net
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...