Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka deklaruar se procesi i vettingut në Shqipëri duhet të vazhdojë. Ai ka mbështetur kërkesën e maxhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të tij.
Duke folur të premten në Tiranë në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, shefi i delegacionit të BE duhet ta konsultojë këtë propozim me të gjithë aktorët. “Vettingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut. Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në drejtësi po sjell rezultate konkrete të paimagjinueshme, për shembull 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve, përfshirë ish-gjyqtarë të lart”, ka deklaruar ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca.
Ai tha se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. “Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat ishin të paimagjinueshme, psh 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu, përfshirë ish gjyqtarë të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën”, tha ambasadori Soreca./rtsh
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...