Pas deklaratës së Këshillit Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Në Twitter, Soreca i bën sërish apel palëve politike që të nisin sa më parë dialogun për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa shton se nuk ka kohë për të humbur.
“Këshilli europian ka riafirmuar sot angazhimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli, tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi,dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka kohë për të humbur. 2/2”, shkruan ai.
Ndërkohë Këshilli i Bashkimit Evropian ka lëshuar një deklaratë të shkurtër në Twitter pas takimit të sotëm, ku thuhet midis të tjerash se “Komisioni Evropian raporton se qeveria shqiptare ka përmbushur kushtet e vendosura. Këshilli do të vendosë jo më vonë se muaji tetor. Do të jemi të rreptë, por të drejtë”./tch
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...