Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi në vendin tonë, ndërsa jep dhe një mesazh për magjistratët e rinj.
Soreca thotë se shkolla e magjistraturës ka të ardhmen e reformës në drejtësi në duart e saj.
Statusi i Soreca
Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh se shumë të rinj shqiptarë janë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.
Ne i urojmë më të mirat aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe ndihmës ligjorë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik. Shkolla ka të ardhmen e reformës në drejtësi në duart e saj – dhe Bashkimin Evropian në krah të saj.Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj të cilët janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioni i mediave./tch
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës