Soreca për progres-raportin e KE: Shqipëria më afër përmbushjes së kushteve

23:06 | 6 Tetor 2020
Arbresh.info

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka përshëndetur progres raportin e KE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se vendi është më pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga KE por ka ende punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi akoma punë për bërë funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe implementimin e reformës zgjedhore. Shqipëria tashmë është më afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare” – shkruan Soreca./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme