Soreca: Palët të arrijnë marrëveshje deri në 31 maj lidhur me Reformën Zgjedhore

22:08 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar sot në lidhje me ecurinë e bisedimeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore duke i ftuar palët të vazhdojnë para për të përmbyllur Reformën më 31 maj.

Soreca thekson se palët politike duhet të jenë konstruktive dhe duhet të bashkëpunojnë për ta lejuar Shqipërinë të pranohet në procesin e BE-së.

“E rëndësishme të përparohet me Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Mirëpresim qëndrimin konstruktiv të të gjitha palëve dhe i ftojmë të vazhdojnë punën për arritjen e një marrëveshjeje të përgjithshme deri më 31.05. Për të lejuar Shqipërinë të përparojë në procesin e pranimit në BE”, shprehet Soreca./atsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme