Google ADS

Soreca: GjK-ja funksionale kusht për çeljen e negociatave, vlerësimi i kandidatëve të jetë i pavarur

16:12 | 30 Qershor 2020
Arbresh.info

Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin paraditen e sotme (30 qershor) në Gjykatën Kushtetuese.

Takimi vjen pak kohë para mbledhjes së thirrur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kjo është mbledhja e parë e KED-së pas largimit të Ardian Dvoranit dhe ka të bëjë me emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se së bashku me ambasadoren Yuri Kim, takuan kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tushen. Sipas Sorecës, një Gjykatë Kushtetuese funksionale është çelësi kryesor për hapjen e negociatave dhe demokracinë në Shqipëri dhe se pret një vlerësim të shpejtë për kandidatët në këtë institucion.

”Së bashku me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, takova sot Vitore Tushën, në fuksionin e saj si Kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një Gjykatë Kushtetuese Funksionale është çelësi kryesor për çeljen e negociatave dhe për një demokraci e stabilitet në Shqipëri. Roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të ecur me shpejtësi në proces është i rëndësishëm. Ne presim vlerësim të shpejtë dhe renditjen e kandidatëve për tre vendet e lira të Gjykatës Kushtetuese.”

Soreca nënvizon faktin se rënditja e dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur.

”Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësia për të rënë dakord se si të ecni përpara në mënyrë që të siguroni funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese i cili është i vetmi institucion që mund të interpretojë Kushtetutën dhe rregullin mbi konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesionale dhe e pavarur. Roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë në proces dhe vendimet e tij. Flamuri i Bashkimit Evropian qëndron në krah të Flamurit të Shqipërisë dhe të ardhmen e tij si anëtare e BE-së.”

Në këtë mbledhje pikat ishin: Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambjentet e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilluan sot një takim ku u dakordësuan nevojën për ta kthyer sa më shpejt në funksionale Gjykaten Kushtetuese./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme