Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi sot gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje” për vitin 2016, i kryer gjatë periudhës 12-24 dhjetor 2016 në të 61 bashkitë e Shqipërisë.
Ky është viti i katërt radhazi (2013-2016) që ky Sondazh i Opinionit kryhet, bazuar në metodologji, instrument dhe mbulim kombëtar të ngjashëm. Qëllim i tij është të masë nivelin e besimit të publikut tek institucionet qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri.
Ky sondazh është kryer me mbështetjen financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri.Gjetjet e sondazhit tregojnë nivel relativisht të ulët të besimit ndaj institucioneve publike, ku vetëm pesë në trembëdhjetë (5/13) institucione kombëtare gëzojnë më shumë se 50% të besimit të publikut. Në nivel të përgjithshëm, qytetarët e anketuar kanë më shumë besim tek Policia (61%), sistemi arsimor (59%), institucionet fetare (58%), media (58%) dhe Forcat e Armatosura (55%).
Edhe pse institucionet administrative gëzojnë më shumë besim se ato përfaqësuese, përgjatë 4 viteve të fundit vihet re një trend besueshmërie në rritje ndaj institucioneve publike. 74% e qytetarëve të anketuar përdorin televizionin si mediumin e tyre kryesor, edhe pse 35% e tyre nuk besojnë se informacioni i transmetuar është i saktë dhe i vërtetë.
Qytetarët vlerësojnë sistemin gjyqësor si institucionin më të korruptuar për vitin 2016, ndjekur nga Qeveria qendrore dhe Parlamenti. 72% e qytetarëve të anketuar shohin gjyqësorin si më të prekshëm ndaj ndikimit politik, ndjekur nga Policia 46% dhe Media 45%.Në lidhje me Reformën në Drejtësi publiku është shprehur optimist për potencialin e saj, por mbetet i dyzuar mbi zbatimin korrekt të Reformës. Edhe pse 71% e qytetarëve besojnë se nëse zbatohet siç duhet Reforma në Drejtësi do të ketë një ndikim pozitiv, vetëm 46% besojnë në zbatimin adekuat të saj.
Ekspertë të ndryshëm, të ftuar në panel komentuan mbi gjetjet e sondazhit duke ofruar një panoramë më të detajuar të zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, duke ofruar kornizat e nevojshme për të kuptuar gjetjet e sondazhit.
Një fokus i veçantë iu kushtua luhatjeve të besueshmërisë në vitet e fundit, mekanizmave të domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve qeveri – qytetar si dhe nevojës për kuptueshmëri dhe adresim të çështjes së korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë.Ky është viti i katërt radhazi (2013-2016) që ky Sondazh i Opinionit kryhet, bazuar në metodologji, instrument dhe mbulim kombëtar të ngjashëm.Qëllim i tij është të masë nivelin e besimit të publikut tek institucionet qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri.
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...