Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjen Bardhi në fshatin Mënik të Tiranës, ku ka dëgjuar nga afër problemet që i shqetësojnë.
Kryefamiljari Islam Bardhi, është fermer dhe njëkohësisht socialist i zhgënjyer -pasi siç thotë ai- nuk ka parë asnjë ndihmë nga qeveria as për bujqësinë, as për tërmetin dhe as gjatë pandemisë. Ai gjithashtu u shpreh se më 25 prill do t’i bashkohet ndryshimit për t’i dhënë fund torturës 8 vjeçare.
“As ndihmë për bujqësi, as kovid, as naftë, asgjë. Po edhe këto familjet e shkretë që ua shembi tërmeti, ju dhanë një letër i bënë vet dhe në fund fare i kanë proceduar për gjyq. Edhe kjo është bërë. Shpresojmë tani që me ju përpara e me këto djemtë e ri ishalla do të ndryshohet. Ndryshimi do të vijë me votë, kështu që vota ka shumë rëndësi. Ju e dini. Atje ku kam të gjithë unë u kam thënë, dashamir u kam thënë edhe pse kemi qenë komunistë, kemi qenë socialistë, harrojeni këtë punë se boll na torturoi. Ne do ta provojmё pas datёs 25” – u shpreh Islam Bardhi.
Duke e falënderuar për mbështetjen që po i jep ndryshimit, Basha tha se janë shumë socialist që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kreu i opozitës tha se ky bashkim i të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak, do i hap rrugë programeve të Partisë Demokratike që kanë në fokus ekonominë, punësimin, mirëqenin dhe Integrimin Europian, që do të ndihmojë edhe fermerin shqiptarë.
“Tani dy gjëra dua t’u them zoti Islam. E para e punës që ti ke vendosur të votosh për ndryshimin, që ju keni vendosur të votoni për ndryshimin, sigurisht që më kënaq pa masë. Dua të të them, besoj nuk e di e ke ndjekur apo jo, janë shumë socialist që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kjo është në radhë të parë përgjegjësia e madhe qytetare. Se njeriu përgjegjësinë më të madhe e ka ndaj familjes së vet, pastaj ndaj atdheut. Në fund të fundit, Shqipëria është e juaja, është e njerëzve, nuk i takon partive. Partive u takon që të vijnë me plane dhe të mbajnë fjalën.
Ti e di që 8 vite me radhë premtimet kanë qenë me bollëk, punët kanë qenë zero dhe ne kemi mbetur në vend numëro si në fushën e bujqësisë ashtu dhe në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, si në arsim dhe në shëndetësi. E dyta dua të them, ne s’kemi për t’i ndarë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë. Për ne plani ynë i zhvillimit që ka në fokus ekonominë, ka punësimin, ka mirëqenin, natyrisht ka dhe Integrimin në Europian se do na ndihmojë ajo që të ndihmojmë edhe fermerin shqiptarë.
Kjo i vjen në ndihmë gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Prandaj kush do ndryshimin, kush e di që pas 8 vjet premtime të pa mbajtura mandati i tret është rreziku më i madh, për familjet e shqiptarëve, për fermerin shqiptarë, për të rinjtë shqiptarë e kanë ndarë mendjen dhe unë këtë e prek, e ndiej kudo dhe ndryshimi është mes nesh që shpresa është rikthyer. Sigurisht e mirëpres besimin tuaj por e konsideroj dhe përgjegjësi shumë të madhe dhe po të garantoj sot ty dhe çdo socialistë të na bashkohet dhe e di që unë nuk kam mundësi ti takoj të gjithë. Shumë po takoj por shumë socialistë që do të na bashkohen me votë për ndryshimin me datë 25 duke votuar numrin 9-të dua të ju them që ne do ta marrim këtë si një angazhim serioz për të ju përgjigjur të gjithë vëllezërve dhe motrave tona.
Prandaj faleminderit për mbështetjen tuaj dhe siç e thatë vetë, brezi i ri sjell një kulturë te re politike dhe kjo është kultura e re politike që kemi më njëri-tjetrin. Dhe së dyti, më e rëndësishmja meqë vini nga Partia Socialiste për të mbështetur ndryshimin, po ju them edhe njëherë mirë se vini! Ne jemi një familje, një popull, një komb dhe mirë se vijnë të gjithë ata socialistë të zhgënjyer, sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë ne. Ne nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë. Programi do t’i japi frytet për të gjithë. E vetmja gjë që kërkohet, më 25 Prill të merrni përgjegjësitë për familjet tuaja, për fëmijët tuaj. Nuk është dita e partive, është dita juaj dhe të shkoni të votoni numrin 9 për ndryshimin. Sepse zgjidhja kjo është” – tha Basha.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?