Qeveritë progresive në Shqipëri dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë mundësuan që të dy vendet të caktojnë një datë të fillimit për negociatat e pranimit në BE, në 2019.
Rruga drejt anëtarësimit në BE për të dy vendet është prioritare në agjendën e takimit paraprak të Partisë Europiane Socialiste sot, ku morën pjesë kryeministri Zoran Zaev i Maqedonisë dhe Alexis Tsipras i Greqisë.
Ky takim është në vijim të marrëveshjes së ministrave të BE, më herët këtë javë, që negociatat duhet të fillojnë vitin e ardhshëm.
PES ka qenë një kampion i gjatë i anëtarësimit në BE për rajonin, duke përfshirë mbajtjen e një programi ngjarjesh dhe takimesh në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit për të mbështetur punën e tyre drejt zhvillimit europian.
Duke kryesuar takimin, Presidenti i PES Sergei Stanishev tha:
“Është e qartë se përpjekjet heroike të qeverive në Tiranë dhe Shkup për të përgatitur vendet e tyre për negociatat e pranimit në BE, më në fund po japin fryte. Do të ndihmojë në sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit por të të gjithë Europës dhe për të dy vendet që të zënë vendin që u takon me të drejtë, në tryezën e BE. ”
Në marrëveshjen e fundit midis Z. Zaev dhe Kryeministrit grek Alexis Tsipras, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit midis dy vendeve, z. Stanishev shtoi:
“Ne jemi krenar për rolin tonë në lehtësimin e mardhënieve historike midis dy vendeve pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje, duke përfshirë mbajtjen e takimeve bilaterale mes Zoran dhe Alexis, duke kulmuar në samitin e liderëve tanë, muajin e kaluar në Sofje.
E gjithë familja progresive është me ta në rrugën e tyre drejt pajtimit dhe ne presim që marrëveshja të finalizohet, në mënyrë që pengesa për anëtarësim në BE dhe NATO të hiqet për Republikën e Maqedonisë.”
Në takimin e sotëm, të dy kryeministrat z. Tsipras dhe Z. Zaev falenderuan PES, Komisionerët Europian progresistë dhe Z. Stanishev personalisht për mbështetjen e tyre në arritjen e marrëveshjes.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...