Gazetarët nga Shqipëria të kronikës së zezë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, kanë dalë nga ambientet e SPAK ku qëndruan për gati një orë.
Në dalje ata nuk folën me kolegët gazetarë mbi arsyen e thirrjes apo për të konfirmuar lajmet e publikuara gjatë paradites së të hënës mbi masat e sigurisë ndaj tyre.
Gjatë të hënës në disa media u publikua lajmi i arrestimit të gazetarit Artan Hoxha dhe caktimit të masës detyrim paraqitje për Elton Qynon, raporton A2cnn.
Megjithatë, para se të futeshin në SPAK, ata pohuan se iu ishte bërë një kontroll në banesa gjatë ditës dhe iu ishin sekuestruar telefonat celularë. “S’na kanë arrestuar akoma”, dëgjohet të thotë Hoxha.
Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi SPAK të heqë masën e sigurisë së dhënë ndaj gazetarit Elton Qyno, por jo për kolegun e tij, Artan Hoxha, të cilin e etiketoi si “anëtar i bandës Bajri-Gjoka, të PS”.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...