Është vënë pranga personi që qëlloi me armë në ajër dhe më pas Policinë në Skrapar.
Rreth orës 01:00 të ditës së sotëm, forcat speciale “Renea” kanë vënë në pranga shtetasin H. H., 57 vjeç, banues në lagjen ”5 Shtatori”, Skrapar.
57-vjeçari në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.
“Shërbimet e Policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”.
Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia./TCH
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor