“Skifteri” i Durrësit dyshohet se grabiti argjendarinë sot në Elbasan

19:23 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Astrit Thaçi dyshohet të jetë autori i grabitjes së argjendarisë pranë drejtorisë së policise në Elbasan.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja të Abc News kanë konfirmuar se bazuar tek te dhënat dhe idendikiti i krijuar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë rezulton se Thaçi autori i dy vjedhjeve në Durrës të jete autori i grabitjes me armë zjarri të argjendarisë “Diamant” në Elbasan. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në argjendarinë e cila është 10-12 metra larg nga Drejtoria e Policisë Elbasan.

Kujtojmë se Astrit Thaçi, është 27-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

I riu njihet ndryshe edhe si “skifteri” i Durrësit. Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të kryefamiljarin e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike. Po kështu 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së një pikë dhënie kredie, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme