Skënder Durmishi amasador i ri i Kosovës në Shqipëri

09:33 | 28 Tetor 2021
A. B.

Skënder Durmishi ka marrë detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri. Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, i uroi mirëseardhje Durmishit.

“Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

“Ky bashkëpunim ka patur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, shtoi ajo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme