Kritikat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tashmë vijnë edhe nga bota e artit dhe skenës.
Këtë radhë është skenaristi i njohur Alion Çaçi i cili ka ironizuar dy figurat e rëndësishme të politikës shqiptare.
Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se si Rama ashtu edhe Veliaj mburren me gjënë më të vogël. Për këtë ish-skenaristi i Apartamentit 2XL sjell shembullin e një shokut të tij.
“Kjo situata që Rama dhe Veliaj dalin dhe mburren për gjënë më të vogël më kujton një shokun tim që direkt sa mbaron së bëri seks, më merr në tel dhe më tregon detajet me mburrje.
Mbaje për vete vëllai, është gjë krejt normale në 2017, gjithë bota ka qindra vjet që e ka bërë atë që po bën ti. Kur të bësh diçka të jashtëzakonshme, dil e mburru”, shkruan skenaristi.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi