Pas vënies në funksion të linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, është hapur kantieri edhe për linjën tjetër që e lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.
Kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme me fokus Ekonominë.
Kryeministri u shpreh se po shihet mundësia e zgjerimit të tregut dhe të bashkohet me Italinë dhe Malin e ZI, ndërsa shtoi se në këto 7 vite vendi ka hyrë në një fazë transformimi rrënjësor në sektorin e energjisë.
Po ashtu ai shton se tregu tashmë i përbashkët Shqipëri-Kosovë synon të zgjerohet dhe bashkohet me atë të Italisë e Malit të Zi.
Rama u shpreh se ndërtimi i Skavicës do japë mundësinë e eksportit të energjisë.
“Pas 7 vitesh mund te themi me plot gojën se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re, pasi kemi hapur rrugën e në transformimi rrënjësor që vazhdon. nuk dua të zgjatem me shtjellimin e të dhënave në këtë fushë kaq të rëndësishëm, por duka të vë theksin në disa pika kyçe. Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, dhe sapo kemi vënë në punë linjën Shqipëri-Kosovë, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe qesharake për vite të tëra të qeverisjes së mëparshme dhe më pas i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi po Shengeni rajonal. nga ana tjetër besoj se ky zhvillim kaq i rëndësishme mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër dhe projekti i linjës me Maqedoninë janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes mes operatorit shqiptarë dhe atij të Kosovës të shpërndarjes duke sjellë një etape të re në sektorin e energjisë. Jemi në një proces të zgjerimit të tregut me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh që rrjetet e energjisë po zhvillohen gjithmonë e më shumë dhe nga a tjetër jemi në kushtet kur për sa i përket rrjetit tonë të energjisë mund të flasin për arritje të jashtëzakonshme,me uljen e humbjeve dhe padiskutim edhe në aspektin e mbledhjes së detyrimeve që tani më janë kthyer në një normë që nuk e diskuton askush. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në për Skavicën duke mos çuar dëm asnjë pikë uji për energjinë elektrike duke e kthyer Shqipërinë në eksportuese të kësaj energjie. Është futur në fazën e parë”, tha Rama./TCH
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...