Google ADS

Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë

01:26 | 11 Maj 2021
Trina Galanxhi

Si pasojë e koronavirusit, të udhëtosh jashtë Shqipërisë, është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por duket se një farmaci jashtë Rinasit e ka gjetur ‘zgjidhjen’ për këtë problem, duke u siguruar qytetarëve tamponë negativ falsë, me vlerën 30 euro.

Skandali u publikua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, pas denoncimit të dy qytetarëve të moshuar, të cilët për të kaluar jashtë Shqipërisë, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, Farmaci Arsi, ku mund të siguronin tamponë të shpejtë me përgjigje negative.

BISEDA E PERGJUAR

Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?

Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?

Fiksi: Po

Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?

Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.

Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..

Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.

Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.

Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.

Farmacistja: Emër dhe mbiemër.

Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.

Farmacistja: F…

Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?

Farmacistja: Po

Fiksi: Sa bënte kjo?

Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.

Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.

Farmacistja: Kalofsh mirë! /TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme