Një incident ka ndodhur në ujërat e Vlorës, ku dy shtetas të Shqipërisë rrezikuan jetën pasi skafi i tyre i peshkimit u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, ata u shpëtuan me sukses.
Dy personat në bordin e skafit u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, raporton A2cnn.
Pas mbërritjes në portin e Vlorës, ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike