Google ADS

Skafi humb kontrollin dhe përplas dy pushues në bregdetin e Jalës

13:06 | 16 Korrik 2022
E.H

Një aksident ka ndodhur në Jalë, ku dy pushues janë përplasur nga një skaf.

Mjeti lundrues ka dalë në breg dhe ka goditur dy pushues të cilët po qëndronin në breg të detit.

Të plagosurit janë A.S. 31 vjeç dhe E.Gj. 25 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.

Policia njofton se drejtuesi i skafit, Gjergji Priftuli 37 vjeç, dyshohet se humbi kontrollin e skafit duke bërë që mjeti lundrues të dilte në breg të detit dhe të përplaste dy turistët.

Sipas burimeve, mësohet se drejtuesi i skafit ka bërë manovra në det dhe ka bërë kthesë të fortë, e për këtë arsye ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti lundrues të përfundonte në det.

37-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme