Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri njoftoi ditën e sotme se niveli i masave që janë deri më tani është i përshtatshëm për të kontrolluar situatën epidemiologjike.
Zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se për këtë arsye do të mbeten në fuqi masat që janë. Ajo shtoi se ora policore do të jetë e njëjtë, por me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve.
“Të nderuar qytetarë analiza sugjeron që niveli i masave është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Pra për momentin do të mbeten në fuqi masat që kemi”, tha Rakacolli.
Ora policore do të jetë e njëjtë me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, u shpreh Rakacolli.
Rakacolli shpjegoi se kjo liri ka të bëjë vetëm me lëvizjen, dhe jo me organizimin e aktiviteteve. Që do të thotë se qytetarët do të mund të festojnë me familjet e tyre dhe të lëvizin lirisht, por jo të mblidhen në bare e restorante.
“Ora policore nuk ka lidhje me organizimin e aktiviteteve ka lidhje me lejimin e lëvizshmërisë së njerëzve përgjatë asaj nate”./tvklan/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...