Qeveria ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të interesuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qendror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve.
Sipas këtij vendimi, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm; Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre.
Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qendror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!