Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet njësoj i rrezikuar.
Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë, që pritet të publikohet në nëntor, të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot. Kjo pasi i gjithë vendi rrezikohet nga aktivitetet sizmike.
“Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirëpercaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësirw dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit është më e prekur apo e rrezikuar në raport me zonat e tjera, kur këto zona në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën”, thotë sizmiologu Edmond Dushi.
Në hartën e re sizmike, do të rekomandohet që ndërtimet duhet të bazohen tek eurokodi 8 për të përballuar tërmete me magnitudë të lartë.
Sipas ekspertëve, 26 nëntori i vitit 2019 tregoi se tërmetet e fortë janë prezente në Shqipëri. Megjithatë për sizmiologët fakti që i gjithë rajoni, përfshirë dhe Shqipërinë, ka aktivitet të ngjeshur sizmik, nuk është shqetësues./Tvklan
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...