Në ditën e tetë të zjarrit në Karaburun situata vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.
Gjatë gjithë natës gjashtë punonjës së zonave të mbrojtura kanë qëndruar në malin e Karaburunit për të mbajtur nën kontroll zjarret.
Banorët e zonës kanë qene ne gatishmëri pasi zjarri u është afruar shumë pranë banesave të tyre në fshatin Dukat i Ri. Ndërkohë në këto momente zjarri i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu po i drejtohet Llogorasë dhe po e bën edhe më të vështirë situatën.
Disa makina të ushtrisë janë parë në rrugët e Vlorës për tu shkuar në ndihmë FA dhe zjarrfikësve, të cilët janë në luftë me flakët. /tch/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...