Google ADS

Situata te “Prestige Resort”, nis anulimi i prenotimeve në Shqipëri, dy avionë me 350 turistë anulojnë fluturimet

21:57 | 4 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Situata e krijuar tre ditët e fundit me aksionin e paligjshëm të IKMNT në Prestige Resort në Golem, ka sjellë edhe pasojat e para në turizëm.

Agjencia turistike Happy Tours ka bërë me dije se dy avionë charter me turistë të cilët vinin nga Polonia dhe Çekia, kanë anuluar vizitën.

Bëhet fjalë për 350 pasagjerë të cilët do të vizitonin Shqipërinë, por falë pamjeve të publikuara kudo ditët e fundit me situatën në Prestige Resort, kanë anuluar udhëtimin.

Gjysma e turistëve kishin prenotuar në Prestige Resort./bw/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme