Google ADS

Situata politike, zëvendësambasadorja e SHBA-së i shkon Bashës në zyrë

11:15 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Zëvendësambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nuk ka ende detaje për qëllimin e këtij takimi, por ai vjen një ditë pas protestës që mbajti opozita përpara Parlamentit të Shqipërisë, e ndërkohë që zyrtarizoi në KQZ refuzimin e mandateve të kandidatëve vijues në listat shumëemërore për deputetë.

Mësohet se pas Bashës zyrtarja do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme