Ditën e sotme ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk mundën të arrinin një dakordsim për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Pas përfundimit të takimit eurokomisioneri, Johannes Hahn dhe ministrja për punët e Jashtëm të Finlandës, Tytti Tuppurainen kanë dhënë detaje në një bashkëbisedim me gazetarët.
Pyetjes nëse refuzimi i BE për hapjen e negociatave mund të rrezikojë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të përfshihet në krizë të thellë politike, Hahn i është përgjigjur duke thënë se kjo mbyllje dere nga ana e Europës mund të krijojë dinamika të brendshme.
Eurokomisioneri i vlerësoi dy vendet për arritjet e objektivave, duke theksuar se ato kanë ndërmarrë reforma të “dhimbshme”
“Edhe unë nuk dua të spekuloj, por sigurisht që shpresoj që , siç e thashë se kam ende besim se liderët e BE do të reflektojnë për këtë vendim, nuk dua të spekuloj, por sigurisht, pjesë e këtij reflektimi të enjten duhet të kuptojmë se reformat e dhimbshme që vendet kanë ndërmarrë, le të themi ka edhe kredit politik për ata që ata kanë arritur t’i bëjnë ato, nëse vendimi do të jetë negativ për momentin, nuk mund të përjashtohet se mund të nxisë dinamika të brendshme, por unë dua t’i nxisë të gjithë që të jenë të angazhuar e të fokusuar e të mos dorëzohen. Unë e kuptoj shumë mirë se vendi im së bashku me Finlandë dhe në të njëjtën dhe Suedia donin të bëheshin anëtarë, nuk ishte një rrugë e shtruar, por kishte problemet e veta. Ka një traditë që ato vendet që janë anëtare janë pak të pavendosur për të pranuar të tjerët, por është puna jonë për ta ndryshuar këtë perspektivë,”-tha Hahn.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...