Ministri Çuçi në një konferencë për shtyp ka prezantuar procesin e vlerësimit të banesave, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në fjalën e tij ministri shprehet se pas inspektimit janë prishur banesat të cilat përbënin rrezik për banorët si dhe ka nisur vlerësimi i dëmeve për raportin përfundimtar.
“Pas inspektimit ne prishëm banesat të cilat përbënin rrezik për banorët. Pjesa e fazës së parë, inspektimi dhe prishja e banesave ka qenë një sfidë e suksesshme. Ka nisur vlerësimi i dëmeve për raportin përfundimtar, kjo është faza e dytë”, shprehet ministri.
“Më 7 dhjetor nisi faza e dytë e vlerësimit të dëmeve. Një grup inxhinierësh po punojnë në terren pa u lodhur. Vlerësimi i banesave, sipas praktikave ndërkombëtare. Inspektimi do të jetë në tablet dhe informacioni do të vijë drejtpërdrejt tek çdo qytetar”, shton ministri në fjalën e tij./TCH
Cili mund të jetë plani i administratës së Presidentit Trump...
Sulmi në Zubin Potok, temë e takimit të ministrave të vendev...
Flasin për Gresën, Arioni pyet Sarën: Si mund të qëndrosh me...
Maqedonci dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së flas...
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në qafën malore Buko...
Sara-Leos: Nuk ke opinion tëndin, po ndikohesh!