Ambasada shqiptare mbyll sportelet deri në 30 nëntor 2020.
Lajmi bëhet publik nëpërmjet një njoftimi të ambasadës shqiptare në Athinë, e cila njofton se për shkak të ‘lockdown’ të përgjithshëm në vend,dhe masave të shtuara kufizuese që ka marrë qeveria greke për parandalimin e përhapjes së covid 19, ka bërë që edhe përfaqësia jonë diplomatike,të ndalojë shërbimet e saj konsullore.
Sipas sqarimit të bërë në faqen online të ambasadës,pezullimit i sektorit konsullor do të jetë deri në datën 30 nëntor,ndërsa pjesa tjetër e stafit diplomatik do të jetë në krye të detyrës,për zgjidhjen e çdo problematike që preokupon emigrantët shqiptarë që jetojnë në vend.
Ambasada sqaron se do të shërbehet për rastet urgjente,ndërsa shtetasit që kanë aplikuar dhe tashmë janë në pritje të tërheqjes së dokumentave të tyre biometrike,do të duhet ta bëjnë atë nëpërmjet shërbimit postar,duke dhënë edhe detajet e proçedurave për këto raste.
Autoritetet tona diplomatike shprehen të bindura se nuk do të krijohen probleme përsa i përket dokumentave biometrike(pasaporta +karta identiteti),pasi mes dy vendeve ka një marrëveshje për shtyrjen e skadencës së këtyre dokumentave deri në 31 dhjetor të këtij viti,e cila mund të ketë një shtyrje të dytë nëse do të jetë e nevojshme,por në çdo rast,shërbimi ynë diplomatik ka marrë të gjitha masat që sapo të bëhet e mundur ri hapja e shërbimeve,të punohet me dy turne,një praktikë tepër efikase e aplikuar në ambasadat dhe konsullatat tona në Greqi,që në korrik të këtij viti,pas shkarkimit prej ministrit të jashtëm,të stafit të kësaj ambasade,mbas akuzave për pa aftësi dhe korrupsuion të lartë./TCH
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...