Partia Demokratike denoncoi nga Porto Romanoja e mbushur nga plehrat tenderin e dy ditëve më parë të bashkisë së Durrësit.
Deputeti Ferdinand Xhaferi deklaroi se bëhet fjalë për tenderin fiktiv të prokurimit “Me negocim pa njoftim” për t’i dhënë 10 milionë euro, Klodian Zotos dhe Arben Ahmetaj.
“Më 10 shtator 2021, bashkia e qytetit ka shpallur tenderin fiktiv dhe korruptiov të prokurimit me negocim pa njoftim për t’i dhënë 10 milionë euro Klodian Zotos dhe Arben Ahmetaj. Gjithçka po bëhet në shkelje flagrante me ligjin. Së pari këshilli bashkiak me një vendim të qershorit të 2021 u vendos që plehrat të shkonin në landfillin e Sharrës me një tarifë prej 41 eurosh për ton. Që në vendimin e qershorit qeveria ka vendosur edhe tarifën 41 euro për ton dhe vendin ku do i çojë. Edhe kjo tarifë është në shkelje flagrante me ligjin. Qeveria ka thënë në 2020 që e kemi tarifën 29 euro për fond, por qeveria thotë në 2121 që e kemi tarifën 41 euro për ton,” tha ai.
Së dyti, Xhaferaj theksoi se procedura “me negocim, pa njoftim” parashikon dërgimin e ftesës për pjesëmarrje të paktën tek tre operatorë ekonomikë, që të mos shmanget konkurenca.
Gjë që nuk ka ndodhur, sipas tij.
“Së treti edhe vlera që po prokurojnë prej 10 milionë eurosh është në kundërshtim me ligjin. Bashkia po jep 10 milionë euro që bazuar në një vendim të këshillit bashkiak të 4 gushtit të këtij viti përfshin vlerën e 4 viteve, deri në vitin 2024. Por një VKM e kryeministrit e 30 korrikut 2021 përcakton që negocimi duhet bërë për çdo vit fiskal. Nga çdo këndvështrim janë në shkelje flagrante të ligjit dhe të gjitha këto dëshmojnë se tenderi i shpallur 2 ditë më parë ishte akti final i maskaradës që orkestruan duke e vendosur qytetin e Durrësit para një krize mjedisore dhe shëndetësore për të grabitur miliona euro,” tha Xhaferraj.
Në përfundim, deputeti demokrat theksoi se ky është skandali më i madh i 30 viteve në qytetin e Durrësit, së bashku me skandalin e velierës qe tregon shpërdorimin masiv te fondeve publike dhe me skandalin e plehrave.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...