Ministria e Mbrojtjes së Sghqipërisë, njofton se 20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit, falë përpjekjeve të forcave operacionale në disa zona të territorit të vendit.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se 2 vatra zjarri mbeten ende aktive.
Problematike është situata në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktiviohet. Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë Tropojë dhe Has. Vijon edhe sot operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj, bashkia Lezhë. 50 efektivë të FA i janë bashkuar operacionit në këtë zonë, duke shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit./abcnews.al
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...