Situata e zjarreve në Shqipëri gjatë 24 orëve, këto janë statistikat

16:14 | 19 Gusht 2017
Arbresh.info

Vatrat e zjarrit vijojnë të djegin dhjetëra hektarë pyje dhe ullishte në vend. Sipas Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në Korçë vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit të rëna një ditë më parë në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të njësisë administrative Lekas dhe Voskopojë.

Terreni i vështirë malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve. Edhe në Theth zjarri i rënë në një sipërfaqe pyjore ka djegur disa pisha. Për të neutralizuar vatrën ë zjarrit është angazhuar edhe një helikopter.

Në Dibër është riaktivizuar vatra e zjarrit në Liqenin e Zi. Në të gjithë vendin për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 90 punonjës zjarrfikës, 12 automjete zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores dhe policisë, të mbështetur nga helikopterë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme