Në situatë pa zgjidhje ndodhen studentët e universiteteve publike në Tiranë. Ata vijojnë të përplasen me njëri-tjetër in pasi një pjesë kërkojnë të nisin mësim dhe pjesa tjetër përkrah bojkotin.
Ndryshe nga një ditë më parë në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë mund të hysh e të dalësh lirisht. Kështu kanë bërë dhe studentët që kanë dashur të aplikojnë për bursa apo përgjysmim të tarifave.
Ndërkohë auditoret vijojnë të qëndrojnë bosh. Studentët tregojnë se vendosën të hapin dyert e fakultetit dhe të lejojnë administratën të hyje pas garancisë për mbështetje nga një grup pedagogësh. Bojkoti thonë se do të vijojë, ndërsa për zgjidhjen e situatës, studentë dhe pedagogë do të dalin me një platformë të përbashkët.
“Përveç kërkesave të studentëve do të ketë edhe kërkesa të pedagogëve dhe na premtuan që kjo gjë do të bëhej dhe ne duhet të tregonim vullnet në bashkëpunimin me pedagogët duke hapur derën. Jemi në takim të vazhdueshëm me pedagogët. Mund të them që ka nisur”, tha një student për platformën.
Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë, Dekanati zgjidhjen ia ka lënë në dorë studentëve. Këta të fundit vijojnë përplasjet me njëri-tjetrin pasi një pjesë duan të nisin mësimin, ndërsa pjesa tjetër vijon ngujimin dhe mbajnë të mbyllura hyrjet për në auditore.
“Kjo situatë po shkon gati në absurditet. U kërkuan 8 pika, kam qenë vetë kur kam dalë në protestë kur ajo ishte studentore, paqësore dhe pa ngjyrime politike. Kërkojmë vijueshmërinë e procesit mësimor sepse rrezikojmë shumë. Rrezikojmë shpenzimin e prindërve që na kanë sjellë në fakultet në Tiranë me banimin, me qiranë me taksën e shkollës dhe nuk po marrim shërbimin që po paguajmë. Ky shpenzim që do na shkojë kot do përsëritet vitin tjetër. Nga Dekanati na kanë thënë që mënyra më e mirë për të ndarë si me bojkotuesit si me ata që duan të vazhdojnë mësim është një peticion të shohim sa janë pro dhe sa janë kundër”, tha një student.
“Do shihet se sa është numri i atyre studentëve që do të vijnë para fakultetit. Nëse do jenë studentë që mbledhin firmat nga partitë politikë se po bëhet një lojë e pistë nga gjitha këto sidomos nga qeveria ne nuk do e hapim shkollën”, tha një student.
Të ndarë pro dhe kundër bojkotit të mësimit janë dhe studentët e Universitetit Politeknik. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale studentët vijojnë të mos i ndjekin leksionet dhe seminaret e të organizojnë biseda të hapura ku pjesëmarrës janë dhe pedagogët./abcnews.al
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...