Menaxhimi i Pikave të Kalimit Kufitar të Shqipërisë ajrore, detare e tokësore me vendet e rajonit pritet që t’i nënshtrohet disa ndryshimeve, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me sistemet kufitare, mbikëqyrje dhe infrastrukturën e tyre.
Kjo çështje po trajtohet në një projektligj të ri, i cili është hartuar nga Ministria e Brendshme dhe është hedhur për diskutim për palët e interesuara.
Sipas këtij projektligji, së pari synohet që të sigurohet rritja e nivelit të përputhshmërisë me standardet evropiane dhe ato Shengen, në aspektin legjislativ, administrativ e institucional në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, veçanërisht në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, forcimi i bashkëpunimit mes agjencive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Së dyti, synohet përmirësimi i Sistemit për mbikëqyrjen e hapësirës detare, kontrollit kufitar dhe kërkim shpëtimit në det.
Së treti, kërkohet reduktimi i vulnerabilitetit (ndjeshmërisë) në kufi duke reaguar në mënyrë më efektive me vendosjen e burimeve të disponueshme, bazuar në analizën e rrezikut të kryer dhe kërcënimit që mund të ndikojë në sigurinë kufitare.
Së katërti, synohet bashkëpunim i zgjeruar ndërinstitucional në menaxhimin e integruar të kufijve për të përmirësuar qarkullimin ndërkufitar, përmirësimin e sigurisë kufitare, luftën ndaj krimit ndërkufitar, mbrojtjen e jetës, shëndetit e pronën e njerëzve, shëndetin e kafshëve, bimësinë dhe ekosistemet përgjatë kufirit shtetëror.
Së pesti, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe Agjencinë Evropiane të Rojes Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), për çështjet e kufijve, parandalimin e migracionit të paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe ripranimin e personave me qëndrim të parregullt.
Së gjashti, synohet përmirësimi i infrastrukturës në Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim krijimin e kushteve që sigurojnë kalim të lehtësuar e të sigurt të shtetasve e mallrave.
Po kështu rritja e forcës zbuluese kundër krimit ndërkufitar nëpërmjet rritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve teknike e strukturore për goditjen e fenomenit të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara për kalimin e kufirit./rtsh/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin