Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ndodhen në shkollën “Sami Frashëri” nga ku kanë nisur konsultimet publike me prindërit në të gjithë vendin për kufizimin apo ndalimin e platformave Tik-Tok apo dhe Snapchat.
Rama gjatë fjalës së tij tha se qeveria ka në fokus problemin e dhunës dhe bullizmit në shkolla. Kryeministri theksoi se një marrëveshje e re për monitorimin e shkollave pritet të firmoset brenda këtij viti. Ky sistem sipas Ramës do të mundësojë që prindërit të mund të kenë akses për të parë fëmijët e tyre në klasë dhe në çdo ambient të shkollës.
Gjithashtu Rama përmendi edhe vendosjen e kontrollit dixhital për të gjitha hyrjet dhe daljet në shkollë.
Edi Rama: E gjithë problematika që lidhet me shqetësimin e provokuar nga një tragjedi nuk është një diskutim që na gjen të papregatitur apo në kushtet ku kemi menduar të bëjmë disa gjëra dhe akoma nuk kemi nisur t’i bëjmë. Ne jemi sot në kushtet kur një proces i tërë ndryshimin të gjitha aspektet ka nisur prej shumë kohësh. Dua t’ju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë sidomos në vitin 2023 dhe këtë vit që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës edhe të bullizmit në shkolla dhe kemi praktikisht 2030 raste të raportuara të cilat ka pasur më shumë.
Nga këto në 78% të rasteve është bërë njoftimi i prindërve sipas karakteristikave. Në 20% të rasteve është bërë njoftimi i Policisë dhe pastaj në 2% të rasteve kanë qenë raste të lidhur me ambulance, urgjencë e kshu më rradhë. Më tutje është ngritur edhe një sistem i posaçëm me agjensinë e sigurisë kibernetike dhe aty kemi numra të raportuar dhe ndërveprime që kanë adresuar në një pjesë të caktuar problemin. Çfarë është bërë është ce çfarë konkretisht do të bëjmë ne më shumë për të krijuar më shumë qetësi në rradhë të parë në aspektin psikologjik për të gjithë familjet sepse nëse ka diçka që ky rast prek pa përjashtim është qetësia në raport me çfarë ndodh me fëmijën kur e le te dera e shkollës apo për gjimnazistët çfarë ndodh kur fëmija del për të shkuar në shkollë.
Ne kemi një projekt që e kemi filluar prej afër një viti dhe po e finalizojmë si projekt tani. Besoj se deri në fund të dhjetorit do të firmosim edhe marrëveshjen sepse bëhet fjalë nga njëra anë për një sistem krejt të ri të monitorimit të shkollave dhe një financim që do ta marrim përmes një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara dhe është një sistem i testuar me rezultate të jashtëzakonshme që faktikisht mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor dhe jetës brenda murreve të oborrit të shkollës dhe çdo prind në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin thjeshtë duke bërë një kërkesë në shkollë.
Çdo llojë situate jashtë disiplinës mësimore është e regjistruar, rezultatet e atij sistemi janë nxjerrë nga një ndjekje që i është bërë atje punës së sistemit dhe faktikisht ka një rënie drastike të rasteve të bullizmit, dhunës e kështu me rradhë dhe tjetra që është e rëndësishme është që po e kombinojmë me një element plus të vendosjes së një kontrolli dixhital të të gjitha hyrjeve dhe daljeve në shkolla të çdo lloj mjeti metalik që fëmijët mund të kenë nëpër xhepa që të zbatojmë strikt rregullin e vendosur të ndalimit të celularëve në shkolla./tvklan.al
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës