Google ADS

Sipas “Kathimerinit”, pesidenti Meta nuk i jep autorizimin kryeministrit Rama

15:44 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Gazeta greke “Kathimerini” i kushton sot një artikull marrëveshjes Athinë-Tiranë, që pritet te finalizohet shume shpejt.

“Athina pranë marrëveshjes me Shqipërinë” titullohet artikulli dhe ne te numerohen pikat per te cilat Athina zyrtare është kategorike, duke specifikuar se “Në praktikë, “gjembi” ka të bëjë me EEZ (marrëveshja për detin), gjë që e mban Athinën hezitues të heqë ligjin e luftës”.

“Vërehet një implikim në përparimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, pasi Presidenti Ilir Meta nuk autorizon qeverinë e Edi Ramës për të vazhduar (në nënshkrimin e marrëveshjes), ashtu siç e ka për detyrë institucionale që ta bëjë.

Në Rodhos, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati vazhdojnë intensivisht edhe sot përpjekjet për ta mbyllur marrëveshjen, në mënyrë që Kryeministrat Alexis Tsipras dhe Edi Rama të kalojnë në fazën përfundimtare, ndërkohë që shprehet optimizëm i përmbajtur se Ilir Meta do të bindet dhe do të ndryshojë sjellje, sigurisht edhe nën presionin e faktorit ndërkombëtar.

Bën përshtypje të veçantë argumentimi i opozitës ndaj Edi Ramës në Tiranë, e cila duket t’i ngjajë mjaft argumentimit përkatës me anë të të cilit opozita e FYROM i kundërvihet qeverisë Zaev, si edhe argumenteve të palës nacionaliste në Athinë. Për më tepër, zbulimi i lajmit dje nga News24 /7 për mbylljen e mundshme të marrëveshjes-paketë nga N. Kotzias dhe D. Bushati në Rodhos shkaktoi një valë reagimesh dhe akuzash ndaj qeverisë Rama që nuk e informon popullin shqiptar, cka behet nga mediat greke! shprehet optimizëm i përmbajtur se Ilir Meta do të bindet dhe do të ndryshojë sjellje, sigurisht edhe nën presionin e faktorit ndërkombëtar por duhet mbajtur me kete fjaline lidhur me presidentin”, shkruan Maja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme