Përfaqësues të Sindikatës së Naftëtarëve dhe përfaqësues të ndërmarrjeve të naftës nga i gjithë vendi, janë mbledhur sot në qytetin naftëtar të Kuçovës, ku kanë firmosur një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama, me kërkesat e tyre.
Në emër të naftëtarëve shqiptarë,një prej kategorive më të vuajtura të popullsisë sonë,shumica e të cilëve me sëmundje profesionale e që vdesin për shkak të kushteve të vështira të punës në industrinë e naftës,përfaqësuesit e sindikatës parashtruan problematikat që prekin këtë kategori njerëzish,duke deklaruar nevojën emergjente për të sjellë një drejtësi në y trajtimin e duhur financiar të kategorive të vështira në Shqipëri,siç janë: naftëtarët,minatorët,metalurgë etj.
Naftëtarët kanë kërkuar nga qeveria të mbajë që drim përgjegjës në lidhje me nismën që u ndërmor për përgatitjen e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira. Pas diskutimeve të shumta për padrejtësitë e mëdha dhe indiferencën vrastare të shtetit ndaj naftëtarëve në të kaluarën,naftëtarët i kërkuan qeverisë korrigjimin e ligjit të statusit të naftëtarëve,duke mbajtur premtimin e dakordësuar në 26 Prill 2018,për një shtesë financiare dinjitoze,40% të pagës minimale si rritje të pensionit aktual.
Në fund të takimit,të gjithë naftëtarët e pranishëm firmosën peticionin drejtuar kryeministrit Rama me kërkesat e tyre,peticion që do të përcillet për tu firmosur nga të gjithë naftëtarët në çdo ndërmarrje të prodhimit të naftës në vendin tonë. Burra e gra naftëtarë kanë folur për kushtet e vështira në punë,problemet shëndetësore që kanë prej vitesh dhe indiferencën e shtetit ndaj trajtimit të tyre të padrejtë financiar. (SINKRONE. Naftëtarët).
Kryetari i Sindikatës së Re të Naftëtarëve të Shqipërisë,z.Kostandin Kina,është shprehur se,qeveria duhet të amendojë Ligjin aktual për statusin e Naftëtarit Nr.8/2017 dhe ti japë kësaj kategorie të drejtat e munguara prej vitesh. Kina ka deklaruar se,projektligji i përgatitur është i mangët pasi nuk përfshin dakordësinë e shprehur mes Ministrisë së Energjitikës e Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave,që trajtimi financiar shtesë i pensioneve nga profesionet e vështira të ishte 40% e pagël minimale,pra 10 mijë lekë në muaj.
Sipas Kinës,trajtimi aktual financiar i naftëtarëve është një tallje për naftëtarët dhe një padrejtësi shumëvjeçare. Kina ka pohuar se,qeveria duhet të përcaktojë afatin kohor të përfitimit të statusit 15-vjet për meshkujt dhe 10-vjet për gratë. Kina ka deklaruar se,nqs kërkesat e naftëtarëve nuk merren parasysh,ata do të përshkallëzojnë formë e rebelimit duke bllokuar prodhimin./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...