Avioni ushtarak turk me të cilin u evakuan 42 persona nga Wuhani mes të cilëve shqiptarja Silva Doçi mberriti në Ankara mbrëmjen e së Shtunës. Të gjithë pasagjerët do të monitorohen në spital për 14 ditë. Do të jenë të vetmit pacientë atje deklaroi ministri turk i Shëndetësisë.
Pas mbarimit të karantinës, Ambasada Shqiptare do tq mbështesë dhe mundësojë kthimin e Silva Doçit në Shqipëri konfirmoi për Top Channel nga aeroporti i Ankarasë ambasadori Kastriot Robo. Në avonin ku udhëtonte Silva Doçi ishin gjithsej 62 persona. Përvec ekuipazhit, personelit teknik dhe shëndetësor 42 ishin të evakuarit; nga të cilët 32 turq, 6 azerbajxhanas, 3 gjeorgjianë. Ata do të mbahen nën vëzhgim për 14 ditë në dhoma të veçuara në spital ku dhe do të kryhen kontrollen çdo tre ditë. Ushqimet dhe të gjitha shërbimet do të ofrohen me produkte njëpërdorimëshe të cilat do të vendosen më pas në qese të veçanta dhe do të vlerësohen si mbetje mjekësore.
Avioni transportues ushtarak A400M i Forcave të Armatosura të Turqisë i shndërruar në ambulancë për operacionin e evakuimit të planifikuar nga Ministria turke e Shëndetësisë pas operacionit të evakumit që ka zgjatur rreth 32 orë në kuadër të masave të marra është pozicionuar në pjesën më të largët pas hangareve në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara siç njofton agjencia e lajmeve Anadollu.
Avioni dhe materialet në bord do t‘i nënshtrohen procesit të pastrimit ekstrem nga ekspertë kimikë, biologë, radiologë dhe bërthamorë të Komandës së Forcave Ajrore.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...