Strukturat e rendit dhe sigurisë në Vlorë kanë ndërmarrë masa në të gjithë qarkun për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhe.
Konkretisht, seksione të ndryshme të policisë kanë kryer kontrolle për parandalimin e përdorimit të mjeteve lundruese pranë pushuesve dhe përdorimin e tyre për trafik narkotikësh.
Blutë e Vlorës kanë bërë kështu ndalimin e dy mjeteve lundruese që qarkullonin në hapësira ujore të palejueshme dhe pa lejen e policisë kufitare, shkruan Top Channel.
Edhe në Sarandë kontrolle janë kryer në plazhet e Borshit e Lukovës për zbatimin nga subjektet private të vendimit të Këshillit të Ministrave, për qëndrimin e mjeteve ujore 300 metra larg bregut.
Gjithashtu, kontrolle janë bërë edhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme që mund të kryen nga fluksi i madh i lëvizjeve.
Autoritetet lokale njoftojnë se deri në pasditen e vonë të së shtunës nuk është verifikuar asnjë incident.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...