Në Tiranë u zhvillua nën kryesimin e Shqipërisë, takimi i drejtorëve të Punëve të Jashtme dhe Krerëve të Ekipeve të Reagimit ndaj Incidenteve të Sigurisë Kibernetike (CSIRT) të Kartës SHBA-Adriatik.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se takimi u fokusua në përdorimin e politikave dhe diplomacisë për të rritur sigurinë kibernetike nëpërmjet bashkëpunimit rajonal.
Gjatë diskutimeve u theksua roli i Kartës në promovimin e diplomacisë kibernetike dhe sigurisë kibernetike rajonale.
“Po ashtu u theksua roli i Kartës në ndarjen e praktikave më të mira, iniciativat e përbashkëta dhe programet për krijimin e kapaciteteve duke kombinuar elementët politikë dhe teknikë për një qëndrueshmëri më të fortë kibernetike”, thuhet në njoftim./atsh
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...