Me sulmet kibernetike që ndodhin çdo 11 sekonda në mbarë globin dhe kërcënimin që është bërë më akut në Evropë, Komisioni Evropian po reagon me kundërpërgjigje. Të enjten në Bruksel u prezantua një plan i ri i quajtur Akti i Sigurisë Kibernetike.
“Ajo që po bëjmë me këtë Akt është një këmbanë alarmi. Agresorët do të vazhdojnë të sulmojnë, por ne e kemi lënë pas epokën e naivitetit. Tani jemi të fortë dhe gati të përgjigjemi”, thotë Margaritis Schinas, zëvendës president i KE-së.
Përgjigjja, një akt ligjërisht i detyrueshëm, u kërkon prodhuesve të artikujve shtëpiakë, nga kontejnerët elektronikë tek frigoriferët, të aplikojnë rregullat e sigurisë kibernetike, ndryshe do të përballen me gjoba milionere.
Ideja është të mbrohen konsumatorët, kur produktet digjitale po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme.
“E shihni këtë objekt? Ai vjen nga një vend i madh. Nuk po ia përmend emrin. Por çfarë fshihet pas këtij objekti? Si mund të jemi të sigurt që prapa këtij artikulli normal nuk ka qëllime dashakeqe?”, shprehet Thierry Breton, komisioner i BE-së për Tregun e Brendshëm.
Organizatat e konsumatorëve e kanë mirëpritur njoftimin.
“Objekte të tilla janë në të gjitha banesat. Po flas për drynët e dyerve smart, për zilet smart, për kamerat që monitorojnë të miturit, lodrat digjitale që lidhen në rrjet, apo produkte të tjera si lavatriçet dhe frigoriferët. Të gjithë lidhen në rrjet. Por ndonjëherë këto objekte nuk janë të sigurta dhe mund të kthehen në problem për konsumatorin, për familjet, por edhe për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Kjo, pasi nëse diçka hakerohet, ajo mund të çojë në një çoroditje të infrastrukturës. Ndaj, fakti që Komisioni ka parashtruar këtë propozim në tryezë është pozitiv”, thotë Ursula Pachl, nëndrejtoreshë e Organizatës Evropiane të Konsumatorëve.
Nëse vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian bien dakord, do të duhen dy vjet që Akti i Sigurisë Kibernetike të bëhet realitet./Euronews.al
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...