Një sasi prej gati gjysmë kilogrami hashash është gjetur nga Policia e Tiranës brenda shkollës 9- vjeçare “Avni Rustemi”, pranë Rrugës së Durrësit.
Droga mbahej nga dy nxënës të klasës së nëntë, M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç, të cilët u arrestuan në prezencë të prindërve dhe të psikologes. Shërbimet e Komisariatit nr.3 u lajmëruan nga drejtoresha e shkollës, e cila ishte vënë në dijeni nga mësuesja e dy adoleshentëve.
Është hera e parë që në një shkollë zbulohet një sasi e tillë droge. Por situata bëhet edhe më e rëndë, pasi, sipas Policisë, dy djemtë e arrestuar kishin 3 ditë që lëviznin me drogë me vete, duke e fshehur sa në shkollë, sa në shtëpi. Ndërsa dyshohet se qëllimi i tyre ishte që t’ua shisnin në doza të vogla nxënësve të tjerë.
Burimet thanë se lënda narkotike ishte siguruar nga një i afërm nga Burreli i një prej dy adoleshentëve të arrestuar. Me dijeninë e njëri-tjetrit, dy djemtë e kanë mbajtur lëndën me vete për tri ditë me radhë, në shkollë dhe në shtëpi. Madje, ata edhe kanë debatuar se cili prej tyre do ta mbante në shtëpi, pasi druheshin se mos zbuloheshin nga familjarët, raporton “Panorama”.
ARRESTIMI
Policia e Tiranës tha dje se në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse u kapën me 440 gramë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Burimet thanë që droga dyshohej se do të shitej në doza të vogla nga dy nxënësit e shkollës “Avni Rustemi”, për llogari të një personi tjetër që ende nuk është identifikuar.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një shtetas nga Burreli, i cili ka përdorur dy nxënësit e klasës së nëntë, në momentin që ata i kanë thënë se kishin mundësi që ta shisnin hashashin. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e këtij personi. Nga ana tjetër, psikologët e Policisë së Tiranës thanë dje se përdorimi i drogës nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme është kthyer në një problem shqetësues.
“Nëse përdorimi fillon zakonisht nga 13 deri në 21 vjeç, sot mund të themi që jemi përballë një fakti shqetësues, pasi mosha sa vjen e ulet. Kemi pasur raste që janë deleguar në Polici edhe për përdorues 12-vjeçarë”, shprehet psikologia Besmira Muçaj.
SHKOLLA
Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”, Agita Haxhiu, u shpreh dje se ngjarja është një rast i izoluar dhe se asnjëherë më parë nuk janë ndeshur me një fenomen të tillë.
Ndërsa tregon se dy nxënësit janë zbuluar nga mësuesja, e cila ka nisur të dyshojë në momentin që djemtë i kanë kërkuar leje për të dalë nga ora e mësimit. Në këtë kohë mësuesja ka lajmëruar drejtoreshën dhe nxënësit janë kontrolluar duke u gjetur edhe lënda e dyshimtë.
“Duke qenë se ne nuk i njohim drogërat, edhe pse dyshuam, kemi lajmëruar Policinë, që në fakt është gjithmonë prezente pranë shkollës dhe patrulla erdhi menjëherë. Pasi u verifikua sasia e lëndës narkotike, u lajmëruan prindërit e dy nxënësve, psikologu dhe të dy u arrestuan”, shprehet drejtoresha Haxhiu.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...