Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Mario Metaj në Patra. Shoku i autorit të vrasjes do të dalë të premten përpara gjykatës.
Ai është një 31-vjeçar shqiptar i cili u arrestua pas vrasjes për shkak se pas sherrit me viktimën nxiti autorin që të qëllonte ndaj 27-vjeçarit Metaj.
Sipas deklaratës të dhënë para grupit hetimor, 31-vjeçari ka thënë se sherri ka nisur pa asnjë shkak dhe ai ishte i pari që u qëllua me thikë në kokë. Në këtë moment, ai i kërkoi shokut të tij që të reagonte, i cili hapi zjarr duke vrarë Metajn, raporton lapsi.al
Mediat greke bazuar në burimet nga autoritetet thonë se autori është një 16-vjeçar me inicialet A.M. i cili dyshohet se është larguar për në Shqipëri.
“Viktima, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij ishin njerëz nga e njëjta hapësirë shoqërore, vinin nga Shqipëria dhe kishin lidhje me sportet, por edhe me klubet e natës” – shkruajnë mediat greke duke shtuar se asnjëri nuk kishte precedent. Por policia pas vrasjes ka shtuar masat, pasi i trembet një hakmarrje nga familja e viktimës.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...