Është zbardhur pas disa orësh misteri pas plagosjes me thikë të një të riu shqiptar në Kretë të Greqisë, i cili u sulmua nga i ati dhe vëllai i vogël. Mediat greke raportuan fillimisht se ai ishte paraqitur në spital me shtatë plagë thike në trup duke mos treguar se kush e kishtë sulmuar.
Pas marrjes në pyetje, i riu shqiptar është rrëfyer duke theksuar se kishin qenë babai i tij dhe vëllai 24-vjeçar ata që e sulmuan me thika duke i shkaktuar plagë të thella në trup.
Ngjarja sipas autoriteteve greke ndodhi një ditë më parë gjatë një sherri në familjen shqiptare.
Sherri përfundoi në përdorimin e thikave ku babai 55-vjeçar dhe djali tjetër 24-vjeçar sulmuan vëllain tjetër.
Pas rrëfimit të të riut, policia arrestoi babain dhe vëllain e vogël me akuzën e plagosjes me dashje.
Mbappe zhbllokon “El Clasicon” pas vetëm pesë minutash
“Pas 25 viteve jam kthyer në banesë, falë qeverisë tua...
Cikloni nga jugu i Italisë dhe Deti Jon “godet” ...
Kurti në Mitrovicë: S’do të ketë më banda kriminale, targa i...
Pas Kaçanikut Abdixhiku me tubim në Han të Elezit: Gazifikim...
Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve, triumfon ndaj Vëllaznimi...