Raporti Rama-Tahiri ishte dhe është thuajse i ngrirë tashmë pavarësisht se shefi i qeverisë është i detyruar që t’a mbrojë politikisht ndaj akuzave të prokurorisë.
Është një marrëdhënie e tillë që vijon që prej zgjedhjeve të qershorit, ku sipas Mapo Rama nuk iu përmbajtja marrëveshjes së bërë me Tahirin.
Mësohet se para zgjedhjeve, Rama i ka kërkuar Tahirit që të fitojë bindshëm zgjedhjet në Tiranë duke marrë minimumi 18 deputetë dhe mundësimin e mos daljes si deputet të Ben Blushit.
Si shpërblim për këtë, Rama i kishte premtuar ripromovimin në kabinetin Rama 2.
Tahiri e kreu pjesën e tij të zotimit, por pas zgjedhjeve jo vetëm që nuk u promovua, por ai i hoq nga qeveria për shkak të presionit të çadrës së demokratëve duke kaluar ditë pas dite në një raport problematik me ish-shefin e tij.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...